Ballina Politike Alibeaj përjashton nga grupi i PD-së 4 deputetët e Berishës: Nuk reflektuan...

Alibeaj përjashton nga grupi i PD-së 4 deputetët e Berishës: Nuk reflektuan për dhunën ndaj partisë

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së 4 deputetë të kësaj partie ditën e sotme.

Sipas tij, një gjë e tillë është bërë sepse ata nuk kanë reflektuar gjatë vitit të fundit lidhur me dhunën e ushtruar në 8 janar në selinë e PD-së.

Të përjashtuar janë deputetët Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj, të cilët për 1 vit ishin të pezulluar.

Alibeaj bën me dije se njoftuar zyrtarisht Kuvendi i Shqipërisë që deputetët dhe këta deputetë nuk janë më pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike

“Sot, më datë 10.01.2023, ka përfunduar afati 1-vjeçar për distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike të deputetëve të pezulluar Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj.

Në mungesë të aktit të distancimit, sipas vendimit nr.1 dhe nr. 1/1, datë 10.01.2022 të Kryesisë së Partisë dhe konfirmimit të Këshillit Kombëtar dhe Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 15.01.2022, nga sot hyn në fuqi masa e largimit zyrtarisht të tyre nga Grupi Parlamentar.

Për këtë qëllim, është njoftuar zyrtarisht Kuvendi i Shqipërisë që deputetët Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici dhe Agron Shehaj nuk janë më pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga data 11.01.2023.” thuhet në njoftim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks