🌧Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në zonat malore kanë filluar reshjet e dëborës🌨 si në Dardhë, Lezhë-Vaudejes, Bogë-Theth, Hani i Hotit-Vermosh, pa sjellë probleme për qarkullimin🚗
🦺Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren 🚜për të bërë pastrimin e akseve, shpërndarjen e kripës dhe për të mbajtur qarkullimin në normalitet 🛣
⚠️Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.








