Ballina Aktualitet “Na shpëtoni, po vdesim”, familjarët e viktimave të 9 janarit kërkojnë drejtësi:...

“Na shpëtoni, po vdesim”, familjarët e viktimave të 9 janarit kërkojnë drejtësi: Kriminelë të veshur me pushtet pengojnë zbardhjen

Sindikata e Shoqatës “9 janari” që përbëhet nga familjarë të viktimave që humbën jetën më 9 janar 2004 në detin Jon ka përkujtuar sot tragjedinë.

Ato ende kërkojnë drejtësi tek shteti pasi përgjegjësit nuk janë vënë para drejtësisë.

“Ka 19 vjet që ne kërkojmë vetëm drejtësi. Shteti nuk na ka dhënë drejtësi se aq sa punojmë ne për zbardhjen e kësaj tragjedie, janë ata kriminelë të veshur me pushtet që bëjnë punën e vet që çështja mos të zbardhet e ata mos të përfundojnë në burg.

Njerëz të veshur me pushtet, deri tek deputetët e ministra përfundojnë në burg nëse ajo zbardhet.

Ne jemi të vendosur të mos heqim dorë nga kjo çështje pasi është bërë një padrejtësi.

Ata djem njoftuan shtetin, televizionin, popullin: Jemi këtu, hajdeni na shpëtoni, po vdesim. Ata që i kishin çuar atje, prisnin të fundosej gomonia që mos të mbanin përgjegjësi. Kjo ka qenë e bërë ëërmes shtetit,” tha një prej familjarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks