Ballina Aktualitet Vrasja e të riut nga Kukësi në “Kobra City” në Prizren, arrestohet...

Vrasja e të riut nga Kukësi në “Kobra City” në Prizren, arrestohet dhe një i dyshuar

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person në lidhje me vrasjen e ndodhur para katër ditësh në Prizren, në lokalin “Kobra City”.

Kjo është bërë e ditur me anë të raportit 24 orësh.
“Rr. Tahir Sinani, Prizren 03.01.2023 – 04:00. Lidhur me rastin, është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në paraburgim”, thuhet në raport.

Kujtojmë se në lidhje me rastin në fjalë është arrestuar si i dyshuar kryesor pronari i lokalit “Kobra City”, Dibran Hoxha.

Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit. Një sherr në lokalin e natës në Prizren i kushtoi jetën 31-vjeçarit nga Kukësi, Visart Cengu, ndërsa miku i tij, Rufgen Shehu, 27 vjeç mbeti i plagosur.

Duket se një faturë prej 400 eurosh ka qenë shkaku që mes të rinjve nga Shqipëria dhe pronarit të klubit të natës, Dibran Hoxhaj apo siç e njohin “Kobra”, të niste një sherr fizik, i cili më pas degradoi në përdorimi ne armës nga ky i fundit.

Por kush është Dibran Hoxhaj, pronari i klubit famëkeq “Kobra City”?
Mediat e Kosovës raportojnë se Hoxhaj ka disa dosje në polici, ndërsa në lokalin e tij ka pasur disa raste kur policia ka mësyrë dhe ka sekuestruar lëndë narkotike.

Pronari i këtij lokali akuzohet për plot 189 vepra penale, ndërsa më e rënda vrasja dhe plagosja e të rinjve nga Shqipëria.

Ai dyshohet se gjuajti në drejtim të makinës në të cilën ndodheshin ata, ku plumbat i morën jetën 31-vjeçaritt dhe lanë të plagosur 27-vjeçarin.

Hoxhaj ekspozohej shumë në rrjete sociale dhe duket se e do famën. Ai dilte shpesh edhe në intervista televizive ku shfaqte jetën superluksoze, ndërsa nuk nguronte as t’u jepte mesazhe të rinjve duke u thënë se nuk është e lehtë jeta që ai ka zgjedhur dhe se nuk do t’ua sugjeronte.

Teksa nuk e mohonte se ka qenë “problematik”, deklaronte se mosmarrëveshjet me njerëz kanë filluar pas hapjes së lokalit.

“Shumica e veprave (penale) kanë ardhë pas hapjes së lokalit ‘Kobra City’ dhe aty kanë fillu mosmarrëveshjet me njerëz”, shprehej ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks