Ka përfunduar takimi i kryeministrit Rama me drejtuesit e PS-së në qarqe.
Mbledhja informale në vilën qeveritare 30 erdhi pas takimit dy ditor të Ramës me ministrat e kabinetit mer fokus përcaktimin e objektivave për 2023-in dhe veçanërisht për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Takimi nisi rreth orës 13:00 të kësaj të premteje për të përfunduar në 17:30.
Takimet e Ramës vijnë në një kohë kur Sali Berisha ka zyrtarizuar kandidatët përmes primareve, ndërsa vijon të jetë e ndarë me grupimin e Enkelejd Alibeajt, i cili si pasojë e mbajtjes së vulës së partisë, ka deklaruar se do të dalë në zgjedhje me kandidatët e tij në të gjitha bashkitë.
E ndërsa PD lundron në ujëra të trazuara, nga ana e saj Partia Socialiste nuk ka bërë asgjë publike deri më tani. Por ajo që dihet është që Erion Veliaj do të rikandidojë në Tiranë, e ndërsa Dritan Leli nuk do të ketë një shans të dytë në Vlorë.










