Kryeministri Edi Rama duket se ka një takim me presidentin e vendit Bajram Begaj. Kamerat kanë filmuar makinën e kryeministrit në presidencë rreth orës 09:40 minuta. Nuk ka një njoftim zyrtar mbi këtë takim, ndërsa dje kryeministri Rama mbylli mbledhjen maratonë mbi 16 orë me ministrat e tij ku bëri një bilanc për 2022 dhe projektet për këtë vit që është dhe një vit elektoral për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.






