Ballina Kronike  I plas goma e kamionit teksa po e fryente, humb jetën një...

 I plas goma e kamionit teksa po e fryente, humb jetën një person

Një incident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot, ku një person ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur kryqëzimi i Spitenit, pranë një servisi. Goma ka plasur teksa personi që ka qenë duke e fryrë ka humbur jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për rastin.

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në një servis automjetesh në afërsi të Kryqëzimit të Spitenit, shtetasit Spas Milloshi 53 vjeç, gomist pranë servisit, duke punuar, i ka shpërthyer një gomë automjeti, e për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks