Ballina Sport Milan e nis me fitore vitin 2023, ngushton diferencën me kreun

Milan e nis me fitore vitin 2023, ngushton diferencën me kreun

Seria A u kthye pas një ndërprerje prej më shumë se 50 ditësh. Salernitana-Milan ishte ndeshja që hapi javën e gjashtëmbëdhjetë, me kuqezinjtë që fituan 1-2. Ndeshja u zhbllokua shpejt, teksa Leao shënon që në minutën e 10-të.

Ishte Tonali ai që jep një pasim në qendër, sulmuesi portugez shkëputet bukur, kalon edhe portierin Ochoa dhe kalon Milanin në avantazh. Ende pa kaluar as 5 minuta, miqtë nga Milano shënojnë edhe golin e dytë.

Kësaj here është vetë Tonali, i cili nuk ka gabuar pas një asisti të marrë nga Diaz në zonën e rreptësisë. Kuqezinjtë i mbyllin 45 minutat e para në avantazh të dy golave.

Milan nuk e uli ritmin edhe në pjesën e dytë. Diaz shënon në minutën e 58-të, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Vendasit marrin zemër vetëm në fundin e ndeshjes dhe ngushtojnë në minutën e 83-të me Bonazzolin. Minutat e fundit ishin emocionuese, por Milan mbron fitoren, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme në luftën për titull.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks