Mediet italiane kanë publikuar detaje të reja në lidhje me vetëvrasjen e 26-vjeçares shqiptare. Donatella Hodo u vetëvar disa muaj më parë në një burg të Italisë, ku po vuante dënimin.
Pak para se t’i jepte fund jetës, e reja shqiptare i kishte nisur një letër yllit televiziv, Maria de Filipp.
Por letra nuk mbërrit kurrë në duart e Maria de Filipit.
Mediet italiane raportojnë se shkak mund të ketë qenë adresa e gabuar. Sakaq, mediet vendase kanë publikuar tashmë letrën, duke zbuluar në këtë mënyrë thirrjen për ndihmë të shqiptares.
Sipas letrës Hodo i kishte kërkuar yllit televiziv ndihmë për të nisur gjithçka nga e para.