Cristiano Ronaldo vazhdon të mbetet në qendër të merkatos. I mbetur pa skuadër që nga prishja e kontratës së tij me Manchester United, portugezi gjithnjë e më shumë duket i lidhur me një transferim të mundshëm në Arabinë Saudite, ku flitet se klubi Al Nassr i ka premtuar një kontratë përtej imagjinatës.

Janë rreth 200 milionë euro në sezon ose 1 miliard euro gjithçka, duke llogaritur dhe rolin e tij si ambasador i këtij vendi në përpjekjet e Arabisë Saudite për të organizuar kampionatin botëror në vitin 2030 së bashku me Egjiptin dhe Greqinë!

Por ndërsa në Arabi e shohin gjithnjë e më afër, “The Sun” shkruan se Reali i Madridit ka vendosur t’i bëjë një ofertë Ronaldos. Propozimi i “Los Blancos” do të ishte ekonomikisht më i ulët se pritshmëritë e yllit portugez.

Mësohet se Ronaldo ka kërkuar pak kohë për të vendosur nëse do të pranojë ose jo ofertën e Realit të Madridit. Përveç kësaj, “The Sun” thekson se madrilenët ia kanë bërë të qartë Cristianos se ai nuk do ta ketë të garantuar vendin e titullarit. Ndërsa mediat spanjolle përgenjshtrojnë këtë lajm, duke shkruar se presidenti Perez nuk duket i interesuar për Ronaldon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu