Në ditën e fundit të mësimit për këtë vit, mori edhe vendimin e ndërprerjes së marrëdhënies në punë. Kjo është “dhurata” që drejtuesja e shkollës profesionale “Kolë Margjini” në Shkodër i ka rezervuar mësueses së lëndës profesionale Rita Gjoni. Kjo e fundit duke mos u pajtuar me këtë vendim që e cilëson në shkelje të plotë të ligjit thotë se do t’i drejtohet gjykatës, por si hap të parë zgjodhi denoncimin publik në media.
Vendimi i largimit nga puna vjen pa u mbushur ende 2 vite nga ardhja në këtë shkollë e mësueses Gjoni. Kjo e fundit rrëzon pretendimet e drejtoreshes Albana Lleshaj mbi të cilat ka marrë vendimin për ta pushuar nga puna.
E kontaktuar nga newspower.al, drejtuesja LLeshaj nuk pranoi të flasë përpara kamerave por në komunikimin telefonik fton mësuesen në fjalë t’i drejtohet gjykatës. Në këtë institucion arsimor profesional po kryhet një hetim për rastin në fjalë edhe nga komisioneri për diskriminimin.








