Ballina Aktualitet Emigrantët po kthehen për festa, shtohen lëvizjet në pikat kufitare

Emigrantët po kthehen për festa, shtohen lëvizjet në pikat kufitare

Festat e fundvitit po kthejnë në vendlindje emigrantët shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të Europës.

Kjo po reflektohet në pikat e kalimit kufitar ku në Murriqan për ti përgjigjur këtij fluksi ku po punohet me 3 sportele në hyrje dhe një në dalje.

Kanë udhëtuar kilometra të tëra për të mos i munguar edhe sivjet tryezës festive me të afërmit e tyre.

Sfidojnë temperaturat e ulëta dhe pritjet në dogana, vetëm që të jenë në vendlindje e të trokasin gotat e urimit për Krishtlindje dhe Vit të Ri.

“Na lanë shumë me prit, na lodhën,” tha një prej tyre.

Muriqani është një prej pikave kufitare të qarkut Shkodër që përballon fluksin më të lartë të lëvizjeve këtë fund dhjetori, ku në orët e fundit kanë hyrë 2917 shtetas shqiptarë dhe 4433 shtetas të huaj.

2902 shtetas shqiptare dhe 2157 Shtetas të Huaj ndërkohë kanë lënë shqipërinë!

“Nuk mund ta harrosh vendlindjen kudo që të jesh.

Të urojmë për më mirë sidomos për shqiptarët,” thanë ata.

Nga 19 deri me 22 dhjetor në Muriqan janë regjistruar 12 mijë e 409 hyrje-dalje, fluks që sipas autoriteteve pritet të rritet akoma më shumë gjatë orëve të ardhshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks