Kreu i PD-së, Sali Berishës ka publikuar një video nga kuvendi i Shqipërisë ditën e sotme gjatë konfliktit të deputetëve të PD-së me Lindita Nikollën.
Ndërsa ata ishin duke bllokuar foltoren, Berisha shkruan se Nikolla është porositur me telefon që të përjashtojë Flamur Nokën nga Kuvendi për një ditë.
Berisha: Shikoni si urdhërohet me telefon përjashtimi i Sekretarit të Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka nga Parlamenti. Në video keni bisedën telefonike të Nikollës që informon Ramën.






