Kreu i PD-së Sali Berisha në një komunik për media sot me grupin parlamentar të Partisë Demokratike foli mbi nisjen e punimeve për Teatrin e ri Kombëtar.
Sipas tij këtë akt kryebashkiaku i Tiranës po nxit një përplase të qytetarëve të Tiranës, pasi është shkelur vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Berisha i bëri thirrje gjithashtu kompanisë ndërtuese të heqë dorë nga projekti ndërsa paralajmëroi se populli opozitar nuk do ta pranoi kurrë dhe do bëjë çmos për zbatimin e vendimit të Kushtetueses.
“Kemi dhunimin flagrant të Gjykatës Kushtetuese dhe kjo është një sfidë e hapur jo vertëm për aleancën e mbrojtjes së teatrit, por opozitën që u thuhet se si pushtet ne nuk njohim kushtetutë, norma e standarde dhe jemi të gatshëm të ndërmmarrim çdo akt me kundërtim të hapur me një vendim të Kushtetueses që ndalon procedimin e mëtejshëm në atë truall, ja kthen atë qeverisë. Ky është vendi i vetëm ku vendimet e Kushtetueses rrëzohen nga vendimet e qeveritarëve, të qeverisë. Unë paralajmëroj Veliajn se me këtë akt ai po nxit me të gjithë forcn përplasjen me qytetarët.
Ai është një kukull e Edi Ramës por do e paguajë vetë këtë akt. Paralajmëroj drejtuesin e i them: Mos u bëj mash e vendimeve antikushtetuese dhe Erion Veliajt.
Hiq dorë nga zbatimi i projektit. Populli opozitar nuk do ta pranojë kurrë atë projekt, por do bëjë gjithçka për zbatimin e drejtë të Kushtetueses,” tha Berisha.






