Ballina Politike Arvit Bushati zgjidhet n/kryetar i FRPD-së së Shqipërisë, mesazhi për rininë: Koha...

Arvit Bushati zgjidhet n/kryetar i FRPD-së së Shqipërisë, mesazhi për rininë: Koha për sfida të reja

Shkodra e ka zerin e saj ne forumin rinor te Partise Demokratike. Arvit Bushati do te jete numri dy i forumit me te madh te te rinjve, pas permbylljes se procesit te plote te organizimit te kesaj strukture. Zgjedhja e tij vjen pas pervojes qe ai pati ne drejtimin e FRPD SHKODER ku kaloi jo pak sfida, shume prej tyre jo te lehta por te kapercyera me sukses. Ai ka zgjedhur qe permes nje statusi ne rrjetin social facebook te falenderoj te gjithe te rinjte per mbeshtetjen e dhene, ndersa shprehet se eshte koha per sfida te reja. 

Statusi i plote: 

Koha per sfida te reja!

Ndjehem i vlerësuar dhe i nderuar për zgjedhjen time si nënkryetar i Forumi Rinor i Partisë Demokratike , njëkohësisht edhe me përgjegjësi më të madhe për të përmbushur aspiratat e të rinjve demokratë në të gjithë Shqipërinë. 

Sfida të reja na presin dhe FRPD është e gatshme të japë kontributin e vet si një zë i fortë i të rinjve shqiptarë, përfaqësues i vlerave që vazhdojnë pa ndërprerje nga dhjatori 1990! 

Falenderoj Këshillin Kombëtar dhe Kryesinë e FRPD- së për besimin, i sigurtë se të gjithë bashkë, do të rikthejmë Shqipërinë në rrugën e duhur që e kërkon rinia shqiptare!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks