Ballina Politike “Gara në SPAK tragjikomedi”, Berisha: Edi Rama dhe Yuri Kim po bëjnë...

“Gara në SPAK tragjikomedi”, Berisha: Edi Rama dhe Yuri Kim po bëjnë një betejë të turpshme

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për mbi garën për përgjedhjen e kreut të ri të SPAK ai deklaroi se Rama dhe ambasadorja Yuri Kim po bëjnë një betejë të turpshme.

“Vijmë te tragjikomedia e paimagjinueshme që po ndodh me atë që duhej të ishte institucioni i shpresës së shqiptarëve, me SPAK-un.

Kurrë në histori, as në romanet e Markezit, nuk mund të gjesh një betejë të turpshme midis një kryeministri dhe një ambasadori që me ligj nuk kanë asnjë lidhje me emërimin e kreut të SPAK-ut. Asnjë lidhje nuk kanë.

Ç’punë ka një kryeministër se kush emërohet në krye të SPAK-ut? Ka vetëm dosjen e tij, sepse dosja e djegësave është dosje e një organizate kriminale, në të cilën ka firmosur Edi Rama.

Prandaj ai bën këtë figurë të turpshme, diskrediton totalisht një organ, e asgjëson, në një kohë me ligj, kryetari i SPAK ka vetëm një funksion, të ndajë dosjet. Nuk ndërhyn dot në hetim te prokurori. Me Kushtetutë.

Beteja është surrealiste. Nuk ndodh kurrë,” tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks