Ballina Bota E RËNDË/ Merr flakë shtëpia e barit në Angli, humb jetën 24...

E RËNDË/ Merr flakë shtëpia e barit në Angli, humb jetën 24 vjeçari shqiptar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Angli, ku një shqiptar i identifikuar si Mariglen Ruçi, 24 vjeç, ka humbur jetën nga asfiksia, pas djegies së një shtëpie me bar atje.

Mësohet se i ndjeri është vëllai i mesfushorit të Bylisit Flamur Ruçi. 

“Familja jonë e madhe është pranë mesfushorit tonë Flamur Ruçi në këto momente të vështira! Fatkeqësia e tij është edhe e jona, prehu në paqe vëllai yt,” shkruan FK Bylis.

Shtëpia e barit mori flakë, por ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pembrokeshire gjatë orëve të para të mëngjesit të 12 dhjetorit.

Një person që jetonte në zonë, i cili preferoi të mos përmendet emri, tha: “Rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm pashë shtëpinë në flakë.

Zjarri ishte i madh, vinte nga maja. E rrëzoi të gjithë çatinë. Është vërtet e çuditshme sepse ka qenë gjithmonë një zonë familjare”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks