Ballina Bota Mbytet varka me emigrantë në Kanalin anglez, dyshime për 30 persona në...

Mbytet varka me emigrantë në Kanalin anglez, dyshime për 30 persona në ujin e akullt

Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar pasi një gomone me emigrantë është përmbytur në Kanalin anglez pranë Kentit, ka thënë Agjencia Detare dhe Rojet Bregdetare.

Dyshohet se rreth 30 persona kanë rënë në ujërat e akullta në brigjet e Kentit.

Varkat e shpëtimit, ekipet e shpëtimit të rojes bregdetare dhe një ambulancë ajrore janë dërguar për të ndihmuar me kërkimin.

Një varkë peshkimi është gjithashtu në zonë duke ndihmuar me shpëtimin, shtoi agjencia.

Helikopterët e Rojës Bregdetare HM nga Lydd dhe Lee on Solent dhe një nga Marina Franceze janë gjithashtu të përfshirë.

Thirrja emergjente për shpvtim erdhi pak pas orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.

Gazetari i BBC Simon Jones e përshkroi atë si një incident të madh që përfshin një varkë emigrantësh në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar.

Meidat britanike shkruajnë se bilanci i personave që kanë humbur jetën mund të jetë i madh.

Këtë vit, 44,000 migrantë kanë kaluar Kanalin me gomone. Shifrat e Home Office tregojnë se  deri në qershor 2022, më shumë se 7,000 shqiptarë kanë bërë kërkesa për azil në Mbretërinë e Bashkuar pasi kanë mbërritur me gomone.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks