Ballina Bota E rëndë në Kosovë, për 10 euro borxh i presin dy gishta...

E rëndë në Kosovë, për 10 euro borxh i presin dy gishta të riut, arrestohet njëri prej autorëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjilan të Kosovës, kur një të riu 27-vjeçar i janë prerë dy gishta nga 2 persona për shkak të një borxhi prej 10 eurosh. Raportohet se ngjarja ka ndodhur më 22 tetor të këtij vit, por sot policia ka arritur të arrestojë një prej autorëve të dyshuar të krimit makabër i cili ishte në arrati. “Gjilan 22.10.2022 – 15:30. Me datën 12.12.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në muajin tetor kishte lënduar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks