Ballina Bota Italiani Davide Pecorelli lë qelinë, do ta presë i lirë vendimin për...

Italiani Davide Pecorelli lë qelinë, do ta presë i lirë vendimin për ekstradimin në Shqipëri

Gjykata e Perugias ka vendosur që kërkesa e Shqipërisë dhe prokurorisë Pukë për të ekstraduar biznesmenin italian Davide Pecorelli të shqyrtohet pa masë sigurie.

Kështu Davide Pecorelli është lënë i lirë pas arrestimit që ju bë të shtunën me kushtin që mos largohet nga Italia për t’iu shmangur hetimit e gjykimit për ekstradim.

47-vjeçari ishte i shpallur në kërkim  ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Mashtrimi”, “Dhunimi i varreve”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Ky shtetas, në janar të vitit 2021, inskenoi ngjarjen e vrasjes së tij dhe djegies së trupit.

Si rezultat i hetimeve të thelluara të kryera  nga strukturat  hetimore të Policisë së Shtetit shqiptar dhe Prokuroria e Pukës, në bashkëpunim me homologët italianë, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, si dhe lokalizimi i shtetasit Davide Pecorelli, në një ishull.

Arrestimi i 47-vjeçarit, nga Policia italiane  mbrëmjen e të shtunës në Perugia, u bë me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks