Ballina Sport Superkupa e Shqipërisë vishet bardheblu, futbolli në vend rikthehet me suksesin e...

Superkupa e Shqipërisë vishet bardheblu, futbolli në vend rikthehet me suksesin e kampionëve

Tirana fiton trofeun e 12 të Superkupës së Shqipërisë që për herë të parë u diskutua mes fitueses së kampionatit dhe asaj të kupës në muajin dhjetor. Ndeshja e luajtur në orën 19:00 në Arenën e kryeqytetit dhuroi emocione dhe një sukses me rokadë për skuadrën e Orges Shehit që regjistron fitoren 3-2, e para e këtij sezoni për bardheblutë në dëm të Vllaznisë që kaloi menjëherë në avantazh por nuk mundi ta ruante superioritetin.

Vllaznia shënoi e para me anë të Esat Malës që pas një harkimi të Herald Markut nga e majta. Gjithsesi, Tirana nuk humbi terren dhe pas minutës së shtatë kur pësoi golin, e rriti ritmin e sulmeve duke luajtur një ndeshje shumë të hapur.

Emocione dhe shumë raste nga të dyja krahët. Kallaku dhe Xhixha e Patrik treguan freski ndërsa në krhaun tjetër Mala gjeti disa herë hapësira mes radhëve të skuadrës bardheblu. Kalaja dhe Gurishta u treguan në lartësinë e duhur deri në minutat e fundit të pjesës së parë kur braziliani Patrick gjeti golin e barazimit.

Pas rikthimit të skuadrave në fushën e lojës, Tirana gjeti menjëherë avantazhin me lojtarin më në formë të momentit, Florent Hasani që ngriti peshë stadiumin e kryeqytetit.

Më pas Çoba u rrëzua në zonë dhe fitoi 11-metërsh që e transformoi në gol Latifi por në fund, Xhixha për shkak të një pasigurie në grushtim të Zogoviç, riktheu fitoren me një gol shumë të rëndësishëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks