Ballina Bota Sapo kishte mbledhur hurma për t’i çuar në shtëpi, makina përplas për...

Sapo kishte mbledhur hurma për t’i çuar në shtëpi, makina përplas për vdekjen shqiptarin

Një shqiptar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti në Chieti të Italisë. Mediat italiane raportojnë se viktima është Roland Muça, baba i dy fëmijëve dhe jetonte në Francavilla.

Mësohet se shqiptari ishte duke kaluar rrugën kur u përplas për vdekje nga një makinë që drejtohej nga një 65-vjeçar. Viktima mësohet se kishte mbledhur hurma në një pemë për t’i çuar në shtëpi por kur po kalonte rrugën u përplas për vdekje. 

45-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks