Ballina Aktualitet Incident në protestë, një djale i ri sulmon Berishën me grusht

Incident në protestë, një djale i ri sulmon Berishën me grusht

Incident gjate protestes.

Një person ka sulmuar Berishën.

Mbështetës të demokratëve e kanë ndaluar dhe e kanë vene për poshte.

Djali ishte i moshës 25 vjeç.  Ndërkohë fytyra e kryetarit të PD-së ka shenjat e dhunes.

Nuk eshte shume e qarte ende se cfare ka ndodhur.

Dhunuesi është shoqëruar nga mbështetësit në selinë e PD-së ku dhe më pas u mor nga policia me ambulancë.

Ai kishte dhe fytyrën të enjtur për shkak të dhunës që ushtruan mbështetësit pasi goditi Berishën.

Ndërkohë kryetari i PD-së vijoi marshimin dhe u vendos në podium ku mbajti fjalën. 

Berisha: Asgjë në botë nuk na mposht ne, populli i opozitës, populli i fitores. Poshtë Edi Rama, kriminelët, ne do të fitojmë. Rroftë opozita shqiptare. Nderim ju që jeni sot këtu për të protestuar kundër regjimit të horrave dhe kriminelëve. Faleminderit shumë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks