Ballina Sport Holanda në çerekfinale, rrugëtimi i SHBA në botëror, mbyllet

Holanda në çerekfinale, rrugëtimi i SHBA në botëror, mbyllet

Dy asiste e një rrjetë nga Denzel Dumfries dhe dy golat e tjerë nga Depay dhe Blind, Holanda nuk has vështirësi dhe e bën të lehtë kalimin në çerekfinalen e Kupës së Botës 2022. Skuadra e Louis van Gaal e “vrau” 3-1 SHBA-në me një lojë të kujdesshme dhe të llogaritur mirë.

Në Khalifa Stadium fitoi eksperienca e skuadrës portokalli pa emra të mëdhenj por shumë punëtore dhe cinike pasi në pjesën e parë topin e kontrolluan amerikanët ndërsa drejtimin e ndeshjes holandezët.

Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 10 me autor sulmuesin e Barcelonës ndërsa me kalimin e minutave Pulisic humbi në fushë dhe Holanda e kontrolloi me lehtësi kundërshtarin duke e përgjumur për ta goditur sërish në fundin e kësaj pjese. 

Në minutën e 71 Memphis nga vetëm pak metra mund të kishte shënuar edhe të tretin por pak rëndësi kishte sepse ndeshja e kishte marrë drejtimin.

Më pas, një gol nga Wrigth u duk sikur riktheu në lojë amerikanët por Dumfries shuajti çdo hije dyshimi dhe vendosi përfundimisht në kasafortë kualifikimin e Holandës.  

Fitore që e çon Holandën mes 8 më të mirave të botës dhe tashmë do të sfidojë në datën 9 dhjetor fituesen e çiftit Argjentinë-Australi. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks