Prej javesh partia socialiste e Shqiperise ka nisur testimet e kandidateve potencial qe do ti besohen drejtimet e bashkive. Gara e 14 Majit 2023 eshte tejet e rendesishme dhe vjen ndryshe prej asaj te 4 viteve me pare kur te majtit nuk kishin rival perballe per shkak te bojkotit te opozites. Kete here opozita eshte ne front dhe megjithese hyn e perçare, ajo synon te tregoje forcen perballe mazhorances qe gezon te gjitha pushtetet. Shkodra eshte nje prej qarqeve ku beteja pritet te jete interesante dhe e mbushur me surpriza. Demokratet nuk kane surpriza sa i perket bashkise me te madhe te qarkut, kjo pasi Bardh Spahia do te rikandidoje per drejtimin e Shkodres kete here per nje mandat te plote. Ndersa socialistet jane ende ne dileme dhe ne loje po qarkullon prej javesh emri i Benet Becit, nje njeriu qe si me te djathtit ashtu edhe me te majtit ka qene perhere ne pozita drejtuese. Tashme ne rolin e deputetit te qarkut per PS, ai po merret kudo nga pas ne takime prej te deleguares Elisa Spiropali e madje i eshte besuar edhe drejtimi politik i bashkise Shkoder. Ky riciklim e ka nje qellim qe ai te jete kandidat por per ta bere kete hap perfundimtar, PS ka zgjedhur qe pervec angazhimit politik ti beje edhe testime te brendshme emrave te saj. Burime per newspower bejne me dije se sondazhet e javeve te fundit qe PS ka bere ne Shkoder, emri i Benet Becit nuk ju siguron atyre mandat kryetari bashkie. Perkundrazi ne opinionin publik ai nuk eshte nje figure e dashur dhe me rezultate del me pak i votuar edhe se Majlinda Angoni qe e testoi veten ne 6 mars. Sipas te njejtave burimeve per newspower, Beci eshte shume larg atij rezultati aq sa sondazhi ne fjale ka shtangur strukturat socialiste ne Tirane. Pritet qe Beci te kaloje edhe neper disa sondazhe te tjera perpara zyrtarizimit dhe nese ai mban kete rekord negativ, PS te hidhet ne sulm per te kerkuar nje emer tjeter per ti besuar garen e Shkodres e qe mund ta rivalizoje Spahine. Edhe ne bashkite e tjera te qarkut sondazhet ne 3 prej tyre kane rezultuar jo ne favor te kandidateve te PS, duke rezultuar kembane alarmi per kampin roze.






