Ballina Politike KQZ hap thesin për 14 majin, deri në 120 mijë lekë për...

KQZ hap thesin për 14 majin, deri në 120 mijë lekë për krerët e KZAZ-ve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap thesin e lekëve për komisionerët që do të menaxhojnë votimet e 14 majit në 92 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor në të gjithë vendin.

KQZ ka përcaktuar masën e shpërblimit sipas vështirësive të hasura në zgjedhjet e kaluara, ku për komisionerët që do të menaxhojnë më shumë se 80 qendra votimi shpërblimi financiar do të jetë më i madh.

Në projetvendimin për caktimin e masës së shpërblimit për anëtarët e Komisioneve Zgjedhore për zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 14 maj 2023, KQZ ka parashikuar që Kryetari dhe zëvendëskryetari i KZAZ-së, nga momenti i konstituimit deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve shpërblehet Në vlerën 65.000 lekë të reja, për KZAZ-të të cilat kanë në juridiksionin e tyre më pak se 50 qendra votimi;

Në vlerën 100.000 lekë të reja, për KZAZ-të të cilat kanë në juridiksionin e tyre 50 (pesëdhjetë) deri në 80 (tetëdhjetë) qendra votimi; dhe në vlerën 120.000 lekë të reja, për KZAZ-të të cilat kanë në juridiksionin e tyre më shumë se 80 qendra votimi.

Ndërkaq Sekretarët e KZAZ-ve me më pak se 50 qendra votimi, do të shpërblehet në vlerën 60.000 lekë të reja;

Në vlerën 95.000 lekë, për sekretarët e KZAZ-ve të cilat kanë në juridiksionin e tyre 50 deri në 80 qendra votimi. Dhe 118.000  lekë të reja do të marrin, sekretarët e KZAZ-ve me mbi 80 qendra votimi. Ndërsa Anëtarët e KZAZ-ve do të marrin 60.000 lekë të reja, nga momenti i konstituimit të saj deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

Ndërkaq Kryetari i Komisionit të Qendrës së Votimit (KQV) do të shpërblehet në vlerën 4.000 (dyzet mijë) lekë.

Anëtarët dhe Sekretarët e KQV-ve do përfitojnë 3.500 lekë të reja.

Anëtarët e Grupeve të Numërimit të Votave (GNV) do shpërblehen në vlerën 6.000 lekëve të reja.

Në dokumentin e saj KQZ sqaron se 16 KZAZ kanë më shumë se 80 QV; 34 KZAZ kanë 50 deri në 80 QV; dhe 42 KZAZ kanë më pak se 50 QV.

Po ashtu në mbledhjen e radhës KQZ pritet të miratojë dhe modelet e specifikimeve teknike edhe të disa materialeve zgjedhore.

Bëhet fjalë për vulat me kod sigurie për vulosjen e kutisë së votimit dhe kutisë së materialeve zgjedhore; për kutitë e votimit; për kutitë e materialeve zgjedhore; për lëndën e posaçme për timbrimin e zgjedhësve; për dhomën e fshehtë; si dhe për etiketën e sigurisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks