Ballina Sport Vllaznia zhgënjen në “Loro Boriçi”, vetëm barazim me Laçin e vendit të...

Vllaznia zhgënjen në “Loro Boriçi”, vetëm barazim me Laçin e vendit të fundit!

Ka përfunduar pa gola ndeshja Vllaznia – Laçi, 0-0, në kuadrin e javës së 13-të në Abissnet Superiore. Ndonëse ekipi shkodran ishte ndjeshëm më kërkues, madje duke goditur edhe shtyllën, nuk mundi të gjente rrugën e rrjetës.

Në “letër”, u parashikua që Vllaznia e Csaba Laszlo do ta kishte të lehtë, marrë në konsideratë pozicionin e Laçit, të fundit në tabelë, por nuk ndodhi kështu.

Pas 13 javësh, kuqeblutë e Shkodrës numërojnë 16 pikë, në pozitën e 7-të, ndërsa kurbinasit, me 12 të tilla, mbyllin renditjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks