Ballina Sport Vllaznia mposht Partizanin në duelin për t’i ikur fundit, ‘të kuqtë’ rikthehen...

Vllaznia mposht Partizanin në duelin për t’i ikur fundit, ‘të kuqtë’ rikthehen te humbjet në ‘Air Albania’!

Screenshot

Partizani ka marrë një goditje të fortë për pozitat ku ndodhet. Të kuqtë që vinin pas dy fitoreve në kampionat, në rikthimin e Superligës janë mposhtur 0-1 nga Vllaznia. Në Air Albania pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën një prekje e topit me dorë nga të kuqtë u akordua penallti dhe u ekzeutua saktë nga Bekim Balaj.

Në minutën e 76 Obina la shkodranët me 10 lojtarë, por ekipi i drejtuar nga Csaba Laszlo arriti ta mbronte rezultatin dhe të merrte 3 pikët në duelin e drejtpërdrejtë mes skuadrave që rrezikojnë rënien. Partizani mbeti i fundit me 10 pikë, ndërsa Vllaznia momentalisht u shkëput në 15 pikë. Pas 12 javësh, të paktën përkohësisht, Vllaznia renditet në vendin e 6.

Më herët Teuta la pas ecurinë negative prej 3 humbjesh radhazi, duke u rikthyer te fitoret në përballjen kundër Laçit. Skuadra durrsake arriti të mposhtë 1-0 Laçin dhe të afrohej me Egnatian kryesuese që të premten u mposht 1-0 nga Skënderbeu. Teuta e Edlir Tetovës tani është në kuotën e 23 pikëve, 4 më pak se Egnatia e vendit të parë.

Më herët, për javën e 12 të Superligës, Elbasani fitoi 1-0 kundër Dinamos duke zhytur në krizë ‘nëndetësen’. Pas disfatës, te kryeqytetit pati një reagim të fortë nga presidenti Bardhi që kërcoi me largime.

Sfida tjetër e javës së 12 të kampionatit do të luhet të dielën në orën 13:30 mes Vorës dhe Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks