Kryetari i Partisë Demokratike në Shkodër, Ardit Çylybyli, ka vijuar takimet me strukturat e partisë, duke zhvilluar këtë herë një bashkëbisedim me anëtarët e Rajonit Nr. 4. Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale politike, organizimi i brendshëm dhe angazhimet e ardhshme të demokratëve të Shkodrës.
Statusi plote:
Takimet me strukturat tona vijojnë, këtë herë me Rajonin Nr. 4, në një bashkëbisedim të hapur dhe konstruktiv mbi zhvillimet politike dhe angazhimet tona të ardhshme.
Diskutimi u përqendrua në dy prioritete kryesore.
1.Zgjedhja e kandidaturës së ardhshme për Bashkinë Shkodër, ku u shkëmbyen mendime dhe propozime për emrat që mund të përfaqësojnë më denjësisht qytetarët dhe alternativën tonë politike.
2.Protesta kombëtare e 28 Nëntorit në Tiranë, një angazhim i rëndësishëm ku edhe demokratët e Shkodrës do të jenë pjesë aktive, duke dëshmuar vendosmërinë dhe mbështetjen e tyre.
Takimi shërbeu gjithashtu si një mundësi për të dëgjuar nga afër shqetësimet, sugjerimet dhe vullnetin e anëtarëve. Sepse një parti e fortë ndërtohet mbi pjesëmarrjen, besimin dhe kontributin e secilit prej tyre.
Rruga përpara kërkon përgjegjësi, angazhim dhe mbi të gjitha bashkim rreth qëllimeve tona të përbashkëta.
Së bashku jemi më të fortë!






