Përmbytja e Shkodrës është dëshmi e papërgjegjshmërisë së qeverisë Rama thotë kryetari I PD-së Sali Berisha në një prononcim për median nga zonat e përmbytura të këtij qytetit.
Sali Berisha: “Vjedhja u ka verbuar sytë dhe bllokuar mendjen. Shërbimi meteorologjik Italian kishte paralajmëruar reshje ekstreme e përmbytje në alpet e veriut por këto nuk kanë mjaftuar për Edi Ramën e Ballukun se e kishin mendjen të shfrytëzojnë energjinë për të vjedhur. A imagjinohet, ndërkohë që importonin energji, kishin bllokuar prodhimin e energjisë, tani del e thotë e bëra se do të shtoj rezervat. Ku i pate sytë?!”
Berisha tha se për një javë janë prokuruar për tu importuar 10 milionë euro energji.
Sali Berisha:“Kanë prokururuar për të importuar nga data 14 – 20 nëntor 10 milionë euro energji elektrike nga të cilat së paku 5 milionë I fusin në xhep. Tani që ka plasur skandali përpiqen të mashtrojnë e justifikojnë. E vërteta është se nuk donin të ndërprisnin vjedhjen. Prandaj sot janë 2500 ha të përmbytura. E gjithë kjo është nga skema e vjedhjes së qeveritarëve”






