Ky është Angjelin Nika, 34 vjeçari që humbi tragjikisht jetën mbrëmjen e kaluar në Bardhaj të Shkodrës, teksa po ndërhynte për riparimin e një defekti në rrjetin elektrik. Angjelini u nda parakohe nga jeta, pa arritur të përjetonte një nga momentet më të bukura të jetës, ardhjen në jetë të fëmijës së tij të parë, që pritej të lindte së shpejti. Ai punonte si elektricist pranë OSHEE-së në Shkodër, së bashku me të vëllanë. Pas kësaj tragjedie, Angjelini lë pas bashkëshorten, e cila priste fëmijën e tyre të parë, një vëlla, dy motra dhe prindërit. Familjarët kanë njoftuar se ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e mërkurë, në orën 13:00, në varrezat e Shtojit të Ri në Shkodër. Ndërkohë, pritjet për ngushëllime po zhvillohen pranë Bar Antika, në Grudë të Re.
Një jetë e ndërprerë në mënyrë tragjike, pikërisht kur për të niste një kapitull i ri.






