Ballina Analiza dhe Komente Gurakuqi: E ftoj Kryeministrin të provojë vetë sonte Udhën e Veriut. Detyra...

Gurakuqi: E ftoj Kryeministrin të provojë vetë sonte Udhën e Veriut. Detyra ia kërkon!

Nga Romeo Gurakuqi/

Me urdher te Kryeministrit 100 ushtarake te Forces Tokesore jane nisur sonte drejt Shkodres se rrethuar nga uji, te permbytur teresisht ne rrethinat e veta dhe te shkeputur nga pjesa tjeter e Shqiperise, per shkak te demtimit te te vetmes ure qe lidh, jo vetem qytetin me vendin, por edhe Shqiperine me Europen Kontinentale.
Do te kishte qene shume mire qe KM te ishte kujtuar me heret, per shembull, ne muajin qershor, per te derguar nje ekip inxhinjeresh per te kryer vleresimin e gjendjes teknike te Ures se Bahcallekut. Sot eshte shume vone. Asgje nuk mund te korigjohet kete dimer te ashper, ne qofte se demtimi ka ndodhur dhe strukturat mbajtese kane ceduar.
E vetmja gje qe KM ka ne dore ne kete situate eshte te marre ne pyetje drejtuesit e ARSH dhe Ministren pergjegjese per rehatimin e rrugeve te vendit. Kuptohet, ne qofte se ja mban te matet pernjimend me Autoritetin e Vertete Komandues te Rrugeve, te Tenderave dhe te Shperndarjes se Parave Publike te Shqiperise. Pervoja ka treguar se ne ate sfere ai nuk gabon te nderhyje dhe te kerkoje intervista shpjeguese.
Sonte, te dilje nga Shkodra, ishte pothuajse e pamundur. Demtimi i Ures se Bahcallekut dhe mos ndertimi i Mbikalimit te Harkut te Berdices ka izoluar Kryeqendren e Veriut nga pjesa tjeter e Shqiperise. Zgjidhja e vetme mbetet rruga e mundimshme drejt Lindjes.
E ftoj Kryeministrin te provoje vete sonte Udhen e Veriut. Detyra ia kerkon!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks