Ballina Aktualitet Kryetarja e Qarkut Shkodër pjesë e iniciativës “Women Who Lead”: Fuqizimi i...

Kryetarja e Qarkut Shkodër pjesë e iniciativës “Women Who Lead”: Fuqizimi i grave dhe bashkëpunimi në fokus

Më 4 nëntor, Kryetarja e Qarkut Shkodër Marina Duhani mori pjesë në aktivitetin “Women Who Lead”, një iniciativë e organizuar nga Valbona Begolli, e cila bëri bashkë gra sipërmarrëse dhe drejtuese për të ndarë përvoja, ide dhe mundësi të reja bashkëpunimi.

Aktiviteti u karakterizua nga diskutime mbi rolin e gruas në sipërmarrje dhe drejtim, ndërsa vëmendje e veçantë iu kushtua prezantimit të Aina Hotit me temë “Biznesi, Komunikimi dhe Energjia Pozitive”. Një tjetër çështje e trajtuar ishte kontributi i diasporës në fuqizimin e sipërmarrjes së grave, duke evidentuar rëndësinë e krijimit të urave të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave. Pjesëmarrja në këtë iniciativë u vlerësua si një mundësi për të promovuar fuqizimin e grave dhe për të nxitur partneritete që kontribuojnë në zhvillimin e komuniteteve.

Në mesazhin e saj, Kryetarja e Qarkut Shkodër, Duhani shprehu mirënjohjen për organizatoren, folësen dhe të gjitha pjesëmarrëset, duke theksuar se bashkimi i vizionit dhe energjisë së grave krijon mundësi të reja zhvillimi për të gjithë shoqërinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks