Ballina Aktualitet Kryetarja e qarkut Shkoder Marina Duhani në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës: Promovimi...

Kryetarja e qarkut Shkoder Marina Duhani në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës: Promovimi i potencialeve ekonomike dhe turistike të Shkodrës

{"tiktok_developers_3p_anchor_params":"{"client_key":"awgvo7gzpeas2ho6","filter_id":[],"capability_key":[],"template_id":"","capability_extra_v2":{}}","source_type":"hypic","data":{"os":"ios","imageEffectId":"","pictureId":"2BDD5DF8-8BE1-4AE1-9AC7-0E2E1AA01559","stickerId":"","product":"hypic","filterId":"","infoStickerId":"","playId":"","appversion":"9.8.0","enter_from":"enter_launch","activityName":""}}

Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër, Marina Duhani, mori pjesë në edicionin e 32-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, një prej aktiviteteve të rëndësishme ekonomike në vend, i cili këtë vit ka bërë bashkë mbi 300 kompani nga më shumë se 12 vende të botës. Gjatë pjesëmarrjes së saj, Duhani vlerësoi rëndësinë e këtij aktiviteti edhe në funksion të promovimit të potencialeve ekonomike, turistike dhe kulturore të Qarkut Shkodër.

Statusi i plotë:

Kënaqësi të jem e pranishme në edicionin e 32-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, një prej aktiviteteve më të rëndësishme ekonomike në vend, që këtë vit bashkon mbi 300 kompani nga më shumë se 12 vende të botës në Shqipëri🇦🇱 Një hapësirë e rëndësishme ku ndërthuren sipërmarrja, inovacioni, teknologjia, bujqësia, turizmi dhe trashëgimia kulturore, duke krijuar mundësi konkrete për investime, partneritete dhe bashkëpunime të reja. Si Kryetare e Këshillit të Qarkut Shkodër, e vlerësova këtë platformë edhe si një mundësi për të promovuar potencialet ekonomike, turistike dhe kulturore të qarkut Shkodër, si dhe për të forcuar lidhjet me partnerë vendas e ndërkombëtarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks