Ballina Kronike Operacioni “Transit 5” në Shkodër, arrestohet 21-vjeçari nga Azerbajxhani që transportonte 6...

Operacioni “Transit 5” në Shkodër, arrestohet 21-vjeçari nga Azerbajxhani që transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi

DVKM Shkodër/ Finalizohet operacioni i koduar “Transit 5”. Goditet një tjetër rast i dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.

Arrestohet në flagrancë një 21-vjeçar nga Azerbajxhani, pasi u kap duke transportuar me automjet 6 shtetas nga vendet e treta, që synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme në Malin e Zi.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Transit 5”.

Si rezultat i operacionit, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare dhe Migracionit Bajzë arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 21 vjeç, banues në Zagatala, Azerbajxhan.

Ky shtetas u kap në rrugën automobilistike në Vukpalaj, pranë kufirit me Malin e Zi, duke transportuar me automjetin tip “Hyundai” 6 shtetas nga vendet e treta, të cilët dyshohet se synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror me Malin e Zi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks