Ballina Politike Rama fton sërish protestuesit për dialog, vendos vetëm stolat e gurit para...

Rama fton sërish protestuesit për dialog, vendos vetëm stolat e gurit para Kryeministrisë

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog ndaj protestuesve, pavarësisht refuzimeve të njëpasnjëshme të ditëve të fundit.

Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë para godinës së Kryeministrisë nuk janë vendosur karriget e dialogut, por vetëm stolat e gurit, mbi të cilat janë shkruar mesazhe që bëjnë thirrje për bisedime.

Vendimi vjen pas incidenteve të regjistruara gjatë ditëve të fundit, kur protestuesit kanë thyer dhe djegur karriget e vendosura në bulevard, si simbol i ftesës së kryeministrit për dialog.

Ndërkohë, mbrëmjen e kaluar, një grup protestuesish sulmuan godinën e Kryeministrisë dhe atë të Kryesisë së Kuvendit, duke hedhur gurë në drejtim të efektivëve të Policisë.

Pavarësisht tensioneve dhe refuzimeve të deritanishme, Rama vijon të këmbëngulë te dialogu, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo ftesë e radhës do të marrë përgjigje nga protestuesit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks