Ballina Sport Ergi Borshi ndahet nga Vllaznia pas 5 vitesh: “Nuk po ju them...

Ergi Borshi ndahet nga Vllaznia pas 5 vitesh: “Nuk po ju them lamtumirë, Vllaznia është shtëpia ime”

Ergi Borshi, ish-zëvendëstrajneri i Vllaznisë, ka njoftuar fundin e bashkëpunimit me klubin shkodran pas pesë vitesh, përmes një mesazhi emocionues drejtuar tifozëve kuqeblu dhe të gjithë atyre që ka pasur pranë gjatë kësaj periudhe.

Borshi ka bërë të ditur se ndarja vjen edhe pse nuk ishte dëshira e tij, ndërsa ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen dhe respektin e marrë gjatë viteve të punës në skuadrën e zemrës.

Statusi i plote:

Pershendetje!

​Mbas 5 vjetesh te ekipi jem i zemres, ku u mundova te jepja maksimumin erdhi momenti qe rruget tona te ndahen ktu. Edhe pse pa deshiren teme, futbolli i pranon te gjitha.
​Du t’falenderoj me shpirt te gjith tifozat kuqeblu per mshtetjen e madhe dhe respektin qe me kan dhan mu ne veçanti, por edhe klubit ne çdo hap. Gjithashtu, nji falenderim per çdo koleg dhe pjestar te stafit me te cilet punova krah per krah, vecanerisht drejtorin Sinani dhe trajnerin Martini , ku pengu i vetem mbetet ai titull kampion.
​Falenderoj nga zemra çdo futbollist me te cilin kam punu per emocionet, respektin dhe profesionalizmin qe kan tregu brenda e jashte fushe.
Nje falenderim shkon edhe per presidentin por edhe ish-drejtorin Osmani qe ma dhane kete mundesi.
​Nuk mund ndalem pa permend familjen teme dhe shoket e mi per mbeshtetjen e palekundun, sidomos ne ditet ma te vshtira.
E te fundit, por kurr nga rendesia, jane djemte e mrekullueshem VLLAZNIT ULTRAS, qe pavaresisht çdo veshtiresie e rezultati, nuk na lane kurre vetem,por ishin aty per ne.
​Nuk po ju them lamtumire, sepse Vllaznia per mu nuk asht thjesht nji vend pune. Asht pjese e jetes teme, asht shtepia jeme.

​MIRUPAFSHIM !

Nji jet
Dy ngjyra
Nji skuader ❤️💙
1919

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks