Ballina Kronike Dy ngjarje me zjarr në Shkodër dhe Malësi të Madhe / Humb...

Dy ngjarje me zjarr në Shkodër dhe Malësi të Madhe / Humb jetën një 76-vjeçar në Dobraç, plagoset një tjetër person në Malësi të Madhe

Në Shkodër, në fshatin Dobraç, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij shtetasi S. S., 76 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është vetëdjegur, duke përdorur lëndë djegëse (benzinë), dhe, si pasojë e djegieve të marra, ka humbur jetën. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër për ekzaminime të mëtejshme.

Gjithashtu, në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. L., 57 vjeç. Si pasojë, janë djegur orenditë shtëpiake të një dhome dhe është asfiksuar pronari i banesës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër. Nga veprimet hetimore dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks