Partia Demokratike në Shkodër shpreh mbështetjen për protestën kombëtare të studentëve, e cila, sipas njoftimit të kreut të PD-së Shkodër, është planifikuar të mbahet të shtunën, më 24 tetor, në Tiranë.
statusi plote:
PARTIA DEMOKRATIKE NË MBËSHTETJE TË STUDENTËVE!
Partia Demokratike mbështet me të gjitha forcat protestën kombëtare të studentëve, që do të mbahet ditën e shtunë, më 24 tetor, në Tiranë.
Ne besojmë se sakrifica, mundi dhe zëri i studentëve meritojnë respekt, vëmendje dhe mbështetje të pakushtëzuar. Ata janë e ardhmja e vendit tonë dhe kërkesat e tyre për një të ardhme më të mirë nuk duhet të mbeten pa përgjigje.
Për këtë arsye, ftojmë të gjithë qytetarët, prindërit, të rinjtë, studentët dhe çdo qytetar që beson te fuqia e protestës qytetare, të bashkohemi të shtunën në Tiranë, për të qenë pranë studentëve dhe për t’u dhënë mbështetjen që meritojnë.
Kur studentët ngrihen për të drejtat dhe të ardhmen e tyre, shoqëria duhet të jetë pranë tyre!
Sakrifica e tyre nuk duhet të shkojë dëm. Zëri i tyre duhet të dëgjohet dhe shqetësimet e tyre duhet të marrin përgjigje.
Kjo është një thirrje për solidaritet, për përgjegjësi dhe për angazhim qytetar. Është momenti që të jemi të gjithë bashkë, pa dallime, në mbështetje të studentëve dhe të së drejtës së tyre për një të ardhme më të mirë.
Të shtunën, më 24 tetor, të gjithë në Tiranë, në mbështetje të studentëve!
Partia Demokratike qëndron në krah të studentëve, të rinisë dhe të çdo qytetari që kërkon të ndërtojë një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.✌️






