Ballina Kronike Vrasja në Tiranë/ 46-vjeçari gjendet i ekzekutuar brenda makinës, çfarë u zbulua...

Vrasja në Tiranë/ 46-vjeçari gjendet i ekzekutuar brenda makinës, çfarë u zbulua në pjesën e përparme të automjetit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në zonën e Vasil Shantos, në rrugën Mihal Popi. Shtetasi Ismet Habili, 46 vjeç, është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti.

Ka qenë një kalimtar i rastit ai që ka lajmëruar policinë. Viktima është gjetur brenda në automjet, ku në pjesën e përparme të makinës janë vënë re shenja plumbi. Nuk dihet nëse ka qenë konflikt mafioz apo një konflikt i çastit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip “Volvo”, shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks