Ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë kanë takuar pasditen e sotme presidentin e republikës Bajram Begaj në Pallatin e Brigadave.
Bëhet me dije se fokusi kanë qenë protestat në kryeqytet teksa diplomatët e huaj kanë shprehur qëndrimet e tyre tek kreu i shtetit. Newspower.al mëson se pjesë e takimit kanë qenë edhe dy ish presidentët Rexhep Mejdani dhe Bamir Topi.
Stabilizimi i situatës aktuale duket se ka qenë shqetësimi kryesor ndërsa nuk jepen më tepër detaje.
Gjithashtu ambasadorët kanë kërkuar dhe një zgjidhje politike në mënyrë që të rikthehet normaliteti.






