Ballina Politike Dega e PD akuza Bashkisë Malësi e Madhe: Pushteti vendor organizon festa,...

Dega e PD akuza Bashkisë Malësi e Madhe: Pushteti vendor organizon festa, ndërsa studentët protestojnë kundër dhunës

Dega e Partisë Demokratike në Malësi të Madhe ka reaguar ndaj organizimit të aktiviteteve festive nga pushteti vendor, në një kohë kur studentët po protestojnë për të drejtat e tyre dhe, sipas PD-së, po përballen me presion dhe dhunë policore.

Në reagimin e saj, PD Malësi e Madhe shpreh shqetësimin për atë që e cilëson si shkëputje të institucioneve vendore nga realiteti që po përjetojnë të rinjtë në vend. Sipas demokratëve, ndërsa studentët kërkojnë të drejtat e tyre përmes protestave, institucionet vijojnë aktivitetet festive sikur situata të mos ishte e tensionuar.

PD Malësi e Madhe kritikon gjithashtu mënyrën e trajtimit të protestuesve, duke ngritur shqetësime për përdorimin e gazit lotsjellës, ujit me piper, shoqërimet dhe arrestimet e qytetarëve. Sipas reagimit, institucionet vendore duhet të tregojnë solidaritet me të rinjtë dhe të kërkojnë ndalimin e çdo forme dhune ndaj protestuesve. Në deklaratën e saj, dega e PD-së thekson se në vend të organizimit të festave, institucionet duhet të reflektojnë mbi situatën, të dëgjojnë kërkesat e studentëve dhe të kontribuojnë në uljen e tensioneve mes qytetarëve dhe pushtetit.

Reagimi përmbyllet me një apel për përgjegjësi institucionale dhe respektim të së drejtës së qytetarëve për të protestuar, duke vënë në dukje kontrastin mes aktiviteteve festive të pushtetit vendor dhe situatës së krijuar nga protestat studentore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks