Ballina Kronike Vau i Dejës, burri godet bashkëshorten me sqepar, 55-vjeçarja në rrezik për...

Vau i Dejës, burri godet bashkëshorten me sqepar, 55-vjeçarja në rrezik për jetën. E plagosura u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vau Dejës. Burri ka qëlluar bashkëshorten e tij me sqepar duke i shkaktuar dëmtime të rëndë në trup ndërsa ndodhet në rrezik për jetën. Krimi brenda familjes ndodhi rreth orës 13:00 të ditës së sotme. Shtetasja e dëmtuar është Zina Krajni rreth 55 vjeçe. E dëmtuara është transportuar me një autoambulancë drejt spitalit rajonal të Shkodrës ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia vendore e Shkodrës menjëherë ka bërë të mundur arrestimin e bashkëshortit të saj i cili dyshohet se është personi që e qëlloi me sqepar duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Janë ende të paqarta motivet e krimit në familje ndërsa në vendngjarje forcat e policisë po vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks