Ballina Aktualitet Kufizohet përkohësisht qarkullimi drejt Kalasë së Rozafës, ja rruga alternative!

Kufizohet përkohësisht qarkullimi drejt Kalasë së Rozafës, ja rruga alternative!

Bashkia Shkodër njofton qytetarët dhe vizitorët për kufizimin e përkohshëm të qarkullimit të automjeteve në drejtim të Kalasë së Rozafës, për shkak të punimeve që po zhvillohen në kuadër të projektit për përmirësimin e potencialit të turizmit kulturor në këtë monument të rëndësishëm të trashëgimisë historike.

Sipas njoftimit të Bashkisë, Rruga e Qafës do të jetë e mbyllur përkohësisht për automjetet deri në kryqëzimin me Rrugën “6 Maji”.

Gjatë kësaj periudhe, drejtuesit e mjeteve që do të udhëtojnë drejt Kalasë së Rozafës duhet të përdorin si rrugë alternative Rrugën “6 Maji”, sipas skemës së devijimit të trafikut të përcaktuar për këtë zonë.

Kufizimi i qarkullimit lidhet me realizimin e punimeve për ndërtimin e parkimit dhe Qendrës së Vizitorëve, e cila do të shërbejë edhe si pikë informacioni për turistët që vizitojnë kalanë.

Bashkia Shkodër u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë sinjalistikën e përkohshme rrugore dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në zonën ku po kryhen punimet.

Kufizimi do të jetë në fuqi deri në përfundimin e ndërhyrjeve përkatëse, ndërsa për qytetarët dhe vizitorët kërkohet mirëkuptim gjatë zhvillimit të punimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks