Ballina Analiza dhe Komente Fushatë edhe me Bonusin e rijetëzimit, Spiropali në Gjuhadol: S’ka kohë për...

Fushatë edhe me Bonusin e rijetëzimit, Spiropali në Gjuhadol: S’ka kohë për pushim

Ministrja Elisa Spiropali, njeheresh drejtuese politike e qarkut Shkoder e ka nisur zyrtarisht fushaten elektorale. Perkrah prefektes Majlinda Angoni dhe deputetit Benet Beci qe po projektohet si kandidat i mazhorances per Bashkine Shkoder, ajo ka zgjedhur kete here te reklamoje investimin qe qeveria po ben ne nje banese ne rrugen muzeale te Gjuhadolit ne kuader te programit “Bonusi i Rijetezimit”. Spiropali duke kaluar ne kete rruge me gjasa sebashku me perfaqesuesit e qeverise ne Shkoder ka pare edhe degradimin e shume ndertesave, per te cilat ne vend te fjaleve e premtimeve boshe, qeveria mund te aplikonte standartin e Vlores ku rikonstruktoi te plote zonen. Kjo gje prej vitesh kerkohet ne Shkoder por qeveria nuk ka patur kohe ta beje, ashtu sic nuk ka patur kohe te zgjidhe problemet me certifikatat e pronesise, per te cilat nuk dihet nese ministrja Spiropali eshte informuar sa dhe si duhet. Propaganda ne prag fushate elektorale nuk eshte çelesi i suksesit ne nje territor ku dora e shtetit nuk eshte ndjere. 

Statusi i ministres Spiropali

📍Gjuhadol, Shkodër – Falë mbështetjes së programit të Bonusit të Rijetësimit, po vijon puna për restaurimin e banesës së Juli Cepit, një prej përfituesve të këtij programi.

🏠Ajo do të kthejë pronën e kësaj familjeje, shtëpinë ku ka jetuar piktori i njohur shkodran Ndoc Gurashi, në një shërbim hotelerie me standarde bashkëkohore. Ndërkohë #Gjuhadoli do vijojë të shtojë rrezatimin si një nga gurët e çmuar të qytetit, edhe falë programit të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore për vitin 2023. 

#TëBashkuarJoTëNdarë🫶 

#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱

#SkaKohëPërPushim🏃‍♀️🏃🏻‍♂️

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks