Ballina Sport “Maratona e Shkodres 2026”/ Sivjet, mbi 500 garues nga e gjithe bota....

“Maratona e Shkodres 2026”/ Sivjet, mbi 500 garues nga e gjithe bota. Vitin e ardhshem synohen 1000

 

Shkodra u kthye edhe këtë vit në një pistë të madhe vrapimi.Për të dytin vit radhazi, qyteti kampion i atletikës priti “Maratonën e Shkodrës”, një aktivitet që bashkoi qindra sportistë, profesionistë dhe amatorë. Mbi 500 garues morën pjesë në edicionin e dytë të maratonës. Përveç sportistëve nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, në start u rreshtuan edhe garues të huaj, nga e gjithe bota.

Por synimi i organizatorëve është që kjo garë të mos mbetet vetëm një aktivitet i përvitshëm, por të shndërrohet në një event gjithnjë e më të madh sportiv. Garat u zhvilluan në disa kategori. Për moshat 10 deri në 15 vjeç dhe 16 deri në 18 vjeç u zhvillua gara e 2.5 kilometrave, ndërsa për të rriturit ishin në dispozicion distancat 5 dhe 10 kilometra. Me pjesëmarrjen në rritje dhe praninë e sportistëve nga vende të ndryshme, “Maratona e Shkodrës” synon të kthehet në një nga aktivitetet e rëndësishme të kalendarit sportiv të qytetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks