Në garë për drejtimin e forumit rinor demokrat, Ergys Ivziku shpalosi zyrtarisht vizionin e tij për drejtimin e FRPD Shkodër. Përpara të rinjve ai foli për nevojën e riorganizimit të forumit në të tjera dimensione, për të mundësuar që të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri.
statusi i plotë:
Gjithëpërfshirja e të rinjve, barazia në vendimmarrje, demokracia e brendshme, pranimi i mendimit ndryshe, krijimi i një strukture të mirëorganizuar me një ekip përfaqësues të përgatitur dhe organizimet e aktiviteteve politike e të ndryshme, janë 6 shtyllat dhe objektivat e mia në platformën si kryetar i FRPD-së, dega Shkodër.
Sot, zhvillova takimin e parë prezantues me të rinjtë e të rejat shkodrane, demokratët dhe demokratet.
Sa energji japin të rinjtë!
Vetëm me angazhimin e kontributin e tyre është i mundur zhvillimi dhe ndryshimi.
Ato më nxisin që të vazhdoj përpara, me iniciativë, vullnet e kurajë.
Unë do jem përkrah me ta, bashkë me ta e për ta.
Nuk do takohemi vetëm për zgjedhje, por do organizohemi edhe për takime bashkëbisedimi e nisma të ndryshme.
Vetëm bashkëpunim.
Bashkë ia dalim!
Bashkë fitojmë ✌️









