Dy turistë me shtetësi turke kanë mbetur të bllokuar me motomjetet e tyre në një zonë me terren të vështirë, poshtë Malit të Krrabit, në Fushë-Arrëz.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke organizuar një operacion për lokalizimin dhe dhënien e ndihmës turistëve.
Pas kërkimeve në terren, efektivët e Policisë kanë bërë të mundur lokalizimin e dy turistëve dhe po vijojnë punën për nxjerrjen e tyre nga zona e vështirë dhe transportimin drejt një vendi të sigurt.
Operacioni vijon në terren, ndërsa shërbimet e Policisë do të qëndrojnë në zonë deri në përfundimin e plotë të ndërhyrjes.
Policia mbetet pranë qytetarëve dhe turistëve në çdo situatë.






