Ballina Aktualitet “Kredi me interes zero për shtëpitë nën 60 mijë euro”, Rama: 4...

“Kredi me interes zero për shtëpitë nën 60 mijë euro”, Rama: 4 mijë çifte të reja do të pajisen me çelësa

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me prezantimin e Programit Kombëtar të Strehimit, duke bërë të ditur se 4 mijë çifte të reja do të mbështeten për të siguruar një banesë.

Rama tha se 2 mijë prej kredive do të jenë me interes zero për apartamente me vlerë deri në 60 mijë euro, ndërsa 2 mijë kreditë e tjera do të kenë interes 3% për apartamente me vlerë mbi 60 mijë euro.

“Do pajisim 4 mijë çifte të reja me çelës për shtëpi. Sipas kritereve që do bëhen të qarta, po këtu nuk hyjnë kreditë e lidhura me administratën. 4 mijë çifte të ndarë sipas kategorive, janë 2 mijë kredi me interes zero. Për çdo apartament nën 60 mijë euro, dhe këtu flasim për apartamente të vogla, do të zerojmë kredinë.

Ndërsa 2 mijë kredi të tjera do të jenë me interes 3 % për apartamente mbi 60 mijë euro. Strehimi social është vetëm një komponent, sot përballemi me një problem botëror. Një studim i fundit në Suedi, sot një i ri suedez mund të blejë më pak se 2 metra katror me kredi, jo nga xhepi.

Pra, jemi në kushtet kur nuk kemi të bëjmë vetëm me të pamundurit, por me njerëz që kanë të ardhura, por s’mund të blejnë një shtëpi me ato të ardhura që kanë. Kemi të bëjmë me burime njerëzore që s’mund t’ia lejojmë vetes t’i konsiderojmë të dorës së dytë.

Këta njerëz që janë shtresa e re e mesme e Shqipërisë duhen mbështetur.

Më pas vijmë te pjesa tjetër. 3 mijë mundësi të tjera për çelësa me qira të subvencionuar me 50 përqind. Edhe këtu me prioritet çiftet e reja. Emigrantët që kthehen, platforma do të mbulojë në vitin e parë 3 mijë çelësa duke paguar shteti gjysmën e qirasë, qira në një tavan 400 euro. Nëse i plotëson kriteret dhe ke një mundësi të marrësh një shtëpi me qera 400 euro, 200 i paguan qeveria.

Politika e tretë, politika e banesave të përballueshme. Nevoja për të patur një çelës, është shumë e rëndësishme. 30 % do të jenë strehim social, 40 % do të jenë strehim i përballueshëm dhe 30 % strehim në treg të lirë.

Kemi një politikë që është nga më progresivet në Evropë, të 3% taksë në strehim. 3 % e fitimit shkojnë në fondin e strehimit për ata që nuk blejnë dot një pallat. Ku janë pallatet e ndërtuara, apartamentet që duhet t’i kishin njerëzit në këto kategori, janë aty po jo të përdorura. Dhe njerëzit me të drejtë thonë ku jemi ne? Shumica qeverisëse ka menduar ku do të jenë ata. Është koha ta marrim në dorë si qeveri”, tha kreu i qeverisë shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks