Ballina Aktualitet 80-vjetori i Kryengritjes së Postribës, e para lëvizje antikomuniste në Shqipëri

80-vjetori i Kryengritjes së Postribës, e para lëvizje antikomuniste në Shqipëri

Eshtë përkujtuar këtë të mërkurë 80-vjetori i Kryengritjes së Postribës, kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri. Ajo shpërtheu me 9 shtator 1946 në zonën e Postribës si një reagim popullor kundër instalimit të diktaturës komuniste. I pranishëm në ceremoni ishte sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, i cili theksoi se 80 vite më pas, shqiptarët po përballen përsëri me një diktaturë të krimit dhe korrupsionit. ‘Ndaj Kryengritja e Postribës duhet të jetë kushtrim për çdo shqiptar. E vetmja rrugë sot është bashkimi i qytetarëve dhe protesta.’ – shtoi Noka.

Deputeti i PD, Bardh Spahia, tha se sot duhet të qëndrojmë të gjithë bashkë kundër pasardhësve të atij regjimi, ndërsa deputeti Kliti Hoti, u shpreh se kryengritja ishte një qëndresë kundër frikës dhe nënshtrimit.

Nga ana tjetër, Besim Ndregjoni, kërkoi dënimin e krimeve të komunizmit në Shqipëri. Ai tha se Rama është diktatori i fundit stalinist në Europë, teksa kërkoi të rrëzojmë diktaturën, pasi sipas tij është koha të veprojmë.

Për kreun e PD Shkodër, Ardit Çylybyli, detyra jonë është të ruajmë këtë kujtesë, që diktatura të mos përsëritet më.

Të paktën 18 burra u pushkatuan në mes të fshatit pa gjyq, si një masë demonstrative për të mbjellë frikë. Gjatë reprezaljeve të para, numri i të pushkatuarve pa gjyq arriti në 33 persona. Mbi 30 shtëpi të fshatit u shkrumbuan plotësisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks